Skip to content

U kapën me 1 kg kokainë, Gjykata e Tiranës jep vendimin për të “tmerrshmin” e Bulqizës dhe shokun e Emiljano Shullazit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy të rinjtë që tre ditë më parë u kapën me 800 gram kokainë në zonën e 21 dhjetorit”.

Besmir Sula dhe Aleksandër Alegri do të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e shpërndarjes së lendëve narkotike në doza të vogla klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës.

Sipas hetimeve paraprake ata e shisnin drogën me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram.

Besmir Sula, i cili njihej dhe me mbiemrin Zeneli dhe Aleksandër Algeri u arrestuan tre ditë më parë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se trafikonin droga të forta. Ata u arrestuan në  vendin e quajtur “21 Dhjetori”, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre 2 personave u gjet një sasi me rreth 800 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë.

Lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular dhe një automjet që autorët e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Ndërkohë, sipas policisë një nga të arrëstuarit më konkretisht, 35-vjeccari, Besmir Sula ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

/faxweb