Një burrë dhe një grua, janë dërguar pas hekurave për posedim të një sasie të madhe hashashi në Greqi.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për 52-vjeçar grek dhe një grua 42-vjeçare shqiptare. Ata u arrestuar pak ditë më parë pasi iu gjet nga policia sasi e madhe lënde narkotike në automjet dhe në banesë.

Sipas informacioneve të Cretapost, gjatë kontrollit, në zotërim të tyre është gjetur sasia më e madhe e kanabisit të gjetur ndonjëherë në rajon.

Pas rrëfimit të tyre, hetuesi dhe prokurori e kanë parë të nevojshme mbajtjen e tyre në paraburgim, për pasojë kanë mbetur prapa hekurave nga pasditja e së mërkurës, 24 prill.

Brenda makinës kanë gjetur 10 kilogramë hashash ndërsa më pas kanë vazhduar kontrollin e shtëpive dhe vendeve që përdornin në zonën e bashkisë Agios Nikolaos dhe Ierapetra.

Në total gjetën dhe sekuestruan:

10 kilogramë e 586 gramë kanabis

13.5 gram kokainë

Shuma e parave prej 23 770 euro dhe 50 paund britanike si të ardhura nga veprimtari të paligjshme

4 peshore

3 celularë

Paketim najloni

Pajisja mbyllëse hermetike

1 revolver (kopje)

Njëkohësisht makina është konfiskuar si mjet për kryerjen e veprave penale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re