Skip to content

U kapën me 10 kg kanabis brenda në banesë, vihen në pranga tre persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona, të cilët u kapën me lëndë narkotike. Fillimisht është pikatur njëri prej tyre nga shërbimet e policisë, të cilit nga kontrolli në banesë i është gjetur një sasi lënde narkotike.

Më pas kontrollet janë zhvendosur në banesën e tij, ku u gjetën dy shtetasit e tjerë dhe po ashtu 10 kg lëndë narkotike e llojit kanabis e vendosur në dy qese të zeza plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Sekuestrohen 10 kg kanabis, vihen në pranga tre shtetas.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Four”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Ll. D., 31 vjeç, L. S., 40 vjeç, dhe Xh. M. (L)., 30 vjeç.

Shtetasi Ll. D., është kontatuar nga shërbimet e Policisë në rrugën “Rexhep Tarja”, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, ku u gjetën shtetasit L. S., dhe Xh. M. (L)., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 10 kg.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

“”