Paulin.D, 63 vjeç dhe Alfred.D, 35 vjeç, babë e bir janë arrestuar nga policia në Malësinë e Madhe.

Sipas njoftimit të uniformave blu, dy të arrestuarit mbanin rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa në afërsi të banesës së tyre, me qëllim shitjen.

 

“Nga kontrollet në ambientet përreth banesës së të arrestuarve, u gjetën rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, gati për t’u shitur”, njoftojnë blutë.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhim, të cilat u gjetën gjithashtu në këto ambiente./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re