Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 7 të arrestuarit  në kuadër të operacionit “Motoristi”.

Gjykata ka lënë në burg shtetasit: Korab Cala, Anton Gjini, Onfred Dedja, Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala dhe Alfred Sefa.

Prokurori Madrid Kullolli ka kërkuar “arrest me burg” për 7 të arrestuarit mbi të cilët rëndojnë akuzat “Trafikimi i armëve dhe Municioneve”, “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

7 trafikantët janë arrestuar 3 ditë më parë pasi po tentonin të transportonin rreth 62 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabit, me 3 mjete të ndryshme nga Vora në drejtim të Fushë-Krujës.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re