Një çift shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane në Bari, pasi u kap me 5 kg heroinë.
“Guarda di Finanza” bën me dije droga u gjet në një automjet që erdhi me traget nga Shqipëria.
Heroina ishte fshehur në brendësi të gomave të makinës, ku udhëtonin një burrë dhe një grua, identiteti i të cilëve nuk dihet.
Droga u gjet pas kontrollit në vijën e dytë, ndërsa çifti u arrestua në flagrancë. Nëse lënda narkotike do të hidhej në treg do të sillte përfitime në shuma të më mëdha parash.
Ndërkaq, policia italiane po heton për persona të tjerë që mund të përfshirë në trafikun e drogës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re