Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi po tentonin të kalonin me lëndë narkotike në pikën kufitare të Muriqanit.
Shtetasit e arrestuar janë I.Gj., 31 vjeç, dhe E.N., 23 vjeç të dy banues në Shkodër.
Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi në pikën kufitare të Murriqanit pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit I.Gj., u gjetën dhe u sekuestruan 7.2 kilogramë Cannabis Sativa.