Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy të rinj pasi u kapën me tetë doza lëndë narkotike “kokainë” në automjetin e tyre. Ata janë identifikuar si E.A., dhe T.Ç., të dy 28 vjeç, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë tre të tjerë, të identifikuar me inicialet: M.U., 31 vjeç, D.G., 20 vjeç dhe E.Rr., 21 vjeç, banues në Elbasan për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.
“Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në mjetin “Volksëagen” që qarkullonin këta shtetasit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 doza lëndë narkotike kokainë, automjetin me të cilin qarkullonin dhe 2 aparate celuar”, njofton policia.
Ndërkohë që hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Njoftimi i policisë:
Elbasan / Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta .
Sekuestrohen 8 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një automjet dhe 2 aparate celular. Vihen në pranga dy shtetas si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
E.A., 28 vjeç, dhe T.Ç., 28 vjeç, banues në Elbasan.
Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasit:
M.U., 31 vjeç, D.G., 20 vjeç dhe E.Rr., 21 vjeç, të tre banues në Elbasan.
Pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në mjetin “Volkswagen” që qarkullonin këta shtetasit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 doza lëndë narkotike kokainë, automjetin me të cilin qarkullonin dhe 2 aparate celuar.
Vijojnë hetimet për zbulimin dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.
(E.G/Faxweb.al)
/faxweb
