Skip to content

U kapën me para në duar/ Arrestohen punonjësi i OST-së dhe kushëriri i tij, për të shmangur gjobën 50 milionë lekë…

Sektori i Krimit Ekonomik në Elbasan ka arrestuar një punonjës të OST-së dhe kushëririn e tij, pasi dyshohen si të përfshirë në një pagesë korruptive për shmangie të gjobës.

Dy shtetasit janë arrestuar pas kallëzimit të bërë nga një abonent, ku rezultoi se gjatë kontrollit të kryer në banesë, abonenti kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike, raporton korrespondenti i “Panoramës” në Elbasan.

Dy punonjësit e OSSHE kanë sekuestruan matësin e energjisë dhe e kanë dërguar atë në Drejtorinë e OSHEE për kryerjen e veprimeve të tjera, më pas 2 punonjësit e OSHEE të cilat po hetohen në gjendje të lirë e kanë raportuar këtë si problem te eprorët.

Abonenti i OSSHE që kishte ndërhyrë në matës ka tentuar ta zgjidhë këtë problem duke tentuar të korruptojë 2 punonjësit e OSSHE për të shmangur gjobën prej 50 milionë lekë të vjetra që do paguante te specialisti i OST-së. Ky i fundit ndërhyri te dy specialistët e OSHEE për zgjidhjen e këtij probleme, Eglantin Pëllumbi, ka kontaktuar me djalin e xhaxhit të tij Fatmir Pëllumbi, i cili ka pasur rolin e sekserit.

Të gjitha veprimet janë kryer me metoda speciale dhe dy kushërinjtë janë kapur me para në duar duke i marrë nga personi i cili nëpërmjet pagesës korruptive kërkonte të shmangte gjobën prej 50 milionë. Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në drejtimin e Prokurorisë së rrethit Elbasan.

Ndaj dy personave rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre, dhe ndikim të paligjshëm te personat që kryejnë punën publike, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën “arrest me burg” për dy kushërinjtë, ndërsa hetimet vazhdojnë për dy specialistët e OSSHE dhe për personin i cili kishte kryer ndërhyrje në aparatin matës së energjisë elektrike.