Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi kishin kultivuar lëndë narkotike në një banesë.

Mediat bëjnë me dije se të rinjve, të moshave 20 dhe 29 vjeç u janë janë zbuluar dhe sekuestruar 940 bimë marijuanë, 42 llamba LED, shtatë filtra ajri dhe matës të temperaturës dhe lagështisë, si dhe pajisje të të ndryshme që mund të përdoren për rritjen e bimëve.

Hetimet nisën kur agjentët mësuan se një shtëpi në Cullera mund përdorej si laborator për kultivimin e drogës.

Pas kontrolleve dhe vëzhgimeve, agjentët konstatuan se banesës dilte një erë e fortë karakteristike e kësaj lënde. Po kështu, ata vëzhguan se si shtëpia kishte një pamje të lënë pas dore, duke mos treguar shenja banimit, ndonëse në mbrëmje, shihej një dritë e verdhë.

Pas kontrollit nga autoritetet, u gjet një ‘plantacion’ marjuane në bodrum, aksesi në të cilin bëhej vetëm nëpërmjet një vrime të vendosur në banjë, pasi pjesa tjetër e aksesit ishte e mbyllur./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re