627 qytetarë janë ndëshkuar gjatë 24 orëve të fundit me gjobë sepse janë konstatuar pa maskë mbrojtëse na ambientet publike. Po ashtu, janë ndëshkuar me masë administrative edhe 2 administratorë lokalesh, pasi nuk zbatuan protokollin anti-Covid.
Dy lokalet në fjalë vijonin të kishin muzikë edhe pas orës 20:00. Për pasojë, janë gjobitur me 1 milionë lekë.
Nga qindra qytetarët e gjobitur, 10 prej tyre nuk kishin pranuar që t’iu tregonin punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit. Pasi paraqitën dokumentin, ata u ndëshkuar me 3 mijë lekë.
