Deputetët Florenc Spaho i PS-së, Alban Zeneli dhe Kujtim Gjuzi nga opozita parlamentare kanë qenë qytetarët e parë që janë gjobitur pasi ishin pa maskë.

Sapo dolën nga seanca e sotme e Kuvendit, të 3 deputetët janë gjobitur nga policia, duke mos i shpëtuar ndëshkimit të parashikuar në aktin normativ.

Duke nisur që nga dita e sotme, qytetarët kanë detyrë për të mbajtur maska dhe në ambiente të hapura si rrugë, park e kudo tjetër, si masë parandaluese për të frenuar përhapjen e COVID-19

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re