Artisti i Merituar Limoz Dizdari, njëkohësisht edhe ish-deputet i Partisë Socialiste të Delvinës, ka denoncuar dhe herë tjetër kërcënimet që po bëhen ndaj tij lidhur me Qendrën Rinore në Ksamil. Ditën e sotme ai ka kallëzuar në SPAK një aferë korruptive që po kryhet në Ksamil.

Në një prononcim për Fax News ai dhe vajza e tij e cila është presidente e qendrës “DEA” thanë se objektin e tyre organe të caktuara duan ta kthejnë në një restorant të rëndomtë. Ata shtuan se është cilësi e shtetit që të respektojë artin dhe kulturën dhe nuk mundet që një investim prej 23 vitesh i bërë me aq pasion të zaptohet në këtë mënyrë.

“Kam 23 vite nën këtë trysni e cila është shumë serioze. Bëhet fjalë për një cështje publike, ik shporru se është e imja më thonë, duan të na përzënë.
Kur kam ngritur qendrën isha njeri i thjeshtë, kur u bëra deputet ia kalova vajzës qendrën”
– u shpreh Dizdari.

“Unë kam qendra edhe në Londër e New York, të suportosh artin dhe kulturën është cilësi e shtetit, e kemi marrë përsipër ta bëjmë vetë në shumë vende të botës. Në Ksamil është funksionale, me studentë që janë edukuar aty, por ka tentativa për ta marrë këtë objekt që e kemi ngritur me shumë pasion e dëshirë. Është në rrezik për tu kthyer në një restorant të rëndomtë”– u shpreh vajza e tij.

Kujtojmë se në dhjetor të 2020 kompozitori i njohur iu drejtua Prokurorisë për të shqyrtuar cështjen e kërcënimeve të bëra ndaj tij. Disa persona të maskuar i dorëzuan një shkresë ku ai thotë se po paralajmërohej për një helmim të mundshëm dhe sipas tij asnjë nga organet kompetente nuk u përgjigj.

Pas një viti Dizdari kallzon në SPAK një aferë korruptive të kryer në Ksamil.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re