Një ngjarje tragjike u zbulua mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës.

Burimet bëjnë me dije se 15-vjeçarja, Melita Shkalla i dha fund jetës së saj.

E mitura, në gjendje të rëndë psikologjike u gjet e vetëvarur në banesën e saj.

Familjarët e adoleshentes e gjetën vajzën e tyre pa shenja jete në dhomë e dërguan në spitalin e Shkodrës, por fatkeqësisht ajo nuk arriti të mbijetojë.

Sipas informacioneve të deritanishme, ka dyshime se e mitura ishte shantazhuar dhe kërcënuar nga dikush, ndaj dhe ajo ndërmori aktin tragjik.

Shokë dhe shoqe të Melitës kanë reaguar nëpër rrjetet sociale. Nëpërmjet disa postimeve mes lotësh e dhimbjesh ata i japin lamtumirën e fundit Melisës.

Policia dhe prokuroria po kryejnë hetime të thelluara për të zbardhur motivet dhe për të identifikuar çdo faktor që mund të ketë kontribuar në këtë akt të rëndë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re