Policia e Beratit ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë nga Xhimi Gjishti për FaxNews, mbi kërcënimet e marra pas publikimit të videos së incidentit në mitungun e ministrit Blendi Klosi.
Në njoftimin e policisë thuhet se Gjishti është ftuar të bëj deponimin e tij në komisariat por nuk ka pranuar.
Njoftimi: Reagimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Berat, nisur nga një lajm i publikuar në media për një shtetas i cili pretendon se është ofenduar dhe kanosur me numër të fshehtë nëpërmjet telefonit sqarojmë opinionin publik se:
Nga shërbimet e DVP Berat menjëherë është organizuar puna dhe është marrë takim me shtetasin E.Gj nga fshati Drenovicë, i cili nuk ka pranuar të bëjë kallëzim dhe të spjegojë rrethanat dhe motivin e ngjarjes dhe nuk është gjetur e sekuestruar asnjë provë materiale nga hetimet paraprake.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat fton të gjithë qytetarë të kallzojnë çdo rast ku cënohen të drejtat e tyre dhe çdo rast të paligjmërisë.



