Një burrë në Angli është vënë në pranga pasi është kollitur me qëllim përpara disa oficerëve të policisë. 58-vjeçari Christopher McKendrick është ndaluar nga policia pasi disa dëshmitarë e panë duke u sjellë në mënyrë të pazakontë.

Por kur oficerët iu afruan të enjten e kaluar në orën 3.30 të pasdites dhe e pyetën nëse ishte i sëmurë me koronavirus, ai u dha një përgjigje të papritur.

58-vjeçari u shpreh:

“Unë e kam pasur, e kam kaluar dhe tani jam bërë një super shpërndarës.”

Ai më pas u kollit në drejtim të tre oficerëve ndërsa ta nxituan që t’i vinin prangat.  Pasi u shpall fajtor për një numër akuzash, 58-vjeçari u dënua me 16 javë burg dhe u dëtyrua që të paguante një gjobë prej 122 paundësh.

Kujtojmë këtu se numri i personave të infektuar në Britaninë e Madhe është 55,242 ndërsa numri i viktima ka shkuar në 6,159. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re