Policia ka arrestuar një 27-vjeçar në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2021 u përfshi në një sherr me armë me disa persona në kryeqytet. Në atë kohë, Policia arrestoi tre persona, ndërsa përplasja mes tyre ndodhi për motive të dobëta.

Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi i Policisë: 

U konfliktua me armë zjarri, me disa shtetas, në tetor 2021, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim. 27-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë së rendit publik”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, menjëherë kanë organizuan punën dhe në rrugën “Babë Rexha”, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Xh. V., 27 vjeç, banues në Mamurras.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në tetor të vitit 2021, në rrugën “Frosina Plaku”, shtetasi Xh. V. është konfliktuar me armë zjarri, me disa shtetas, për motive të dobëta. Pas ngjarjes, Policia arrestoi 3 shtetas të përfshirë në këtë konflikt, si dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re