Policia e Tiranës k arrestuar një 42-vjeçar, i cili ditën e djeshme  në rrugën “Bardhyl” u konfliktua me drejtuesin e një automjeti dhe më i pas doli përpara një autobusi duke u bërë pengesë për kalimin e mjeteve të tjera.

Gjatë shoqërimit për në komisariat, 42-vjeçari gjithashtu ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin P. P., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 19:20, në Rrugën Bardhyl, për motive të dobëta, është konfliktuar me drejtuesin e një automjeti, dhe më pas i ka dalë përpara një autobusi, duke u bërë pengesë për qarkullimin e automjeteve të tjera. Gjithashtu, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë” thuhet në njoftimin e policisë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re