Kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti, nën kostumin e kryetarit të Partisë Socialdemokrate, aty ku janë strehuar tashmë të gjithë ish-vetëvendosësit me të në krye, e ka lënë gjithsesi të hapur bashkëpunimin me ish-partinë e braktisur, aty ku udhëheq Albin Kurti.

“Unë jam i gatshëm dhe i hapur për bashkëpunim. Nuk po mendoj që është mirë që fokusi  i dyja grupeve të jetë sulmi ndaj njëra tjetrës. Me të vërtetë mendoj që nuk ka asgjë abnormale që dikush të mos pajtohet me dikë tjetër, të vazhdoj rrugëtimin e tyre. Por duke marrë parasysh që deri dje kemi rrugëtuar bashkë dhe po ashtu jemi forca, të cilat pajtohemi në disa pjesë të programit, ka dhe disa pjesë që nuk pajtohemi dhe për këtë arsye ka ndodhur ndarja”, ka theksuar Ahmeti.

Nga ana tjetër, edhe pse nuk është testuar ende me votë, Ahmeti u krenua PSD-në e tij deri dje e Kaqusha Jasharit, duke thënë se do të jetë një prej forcave kryesore politike në vend.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re