Zbulimi jo vetëm që do të na lejojë të matim kohën në një mënyrë jashtëzakonisht të saktë, por gjithashtu do ta bëjë shfletimin në internet më të shpejtë

Ora e parë bërthamore u krijua, e bazuar jo në një atom si orët aktuale atomike, por në bërthamën e një atomi. Për momentin është ende një prototip, por pasi të zhvillohet, do të bëhet instrumenti më i saktë në botë. Rezultati, i cili u publikua  në kopertinën e revistës Nature, është falë grupit të studiuesve të udhëhequr nga Universiteti Amerikan i Kolorados në Boulder.

Koha më e saktë, interneti më i shpejtë- Orët bërthamore jo vetëm që do të na lejojnë të matim kohën në një mënyrë jashtëzakonisht të saktë. Përveç sistemeve më të besueshme të navigimit, internetit më të shpejtë dhe komunikimeve dixhitale më të sigurta, por këto prototipe hapin rrugën edhe për zbulime të reja në fizikë, duke bërë të mundur hetimin e ligjeve themelore të natyrës si kurrë më parë.

Si funksionon ora bërthamore- Orët atomike matin kohën duke akorduar një lazer në frekuencat e nevojshme për të bërë një elektron të “kërcejë” nga një gjendje energjie në tjetrën. Studiuesit e udhëhequr nga Chuankun Zhang në vend të kësaj përdorën një lazer të projektuar posaçërisht për të marrë një rezultat të ngjashëm jo me elektronet, por me bërthamën e një atomi, domethënë atë pjesë të përbërë vetëm nga protone dhe neutrone. Për ta arritur këtë, autorët e studimit u fokusuan në një bërthamë toriumi të bllokuar në një kristal, i cili formon zemrën e prototipit të parë të orës bërthamore. Sipas shkencëtarëve, ora më e mirë atomike e disponueshme aktualisht mund të tejkalohet brenda dy ose tre viteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re