Janë acaruar dhe më tej raportet Romë – Paris, pasi presidenti Macron akuzoi qeverinë e re italiane për sjellje të padenjë ndaj emigrantëve, përshirë dhe shkeljen e ligjit mbi ujrat detare, në rastin e refuzimit të një anijeje me mbi 600 emigrantë ardhur nga Libia, e cila u la në det në hapur. Dhe ishte ky akti i parë i Salvinit të LEGA-s, tashmë zv/kryeministër e ministër i Brendshëm.

“Leksione hipokrite”, i ka quajtur qeveria italianë, kritikat e presidentit francez.

“Deklaratat që vijnë nga Franca janë të mahnitshme”, thuhet në reagimin e Romës zyrtare. “Italia nuk mund të pranojë leksionet hipokrite nga vendet që preferojnë të bëjnë një sy qorr kur bëhet fjalë për çështjen e emigracionit”, vijohet më tej në reagim.

Ndërsa Macron deklaroi në lidhje me rastin se “ka një shkallë të lartë cinizmi dhe papërgjegjshmëri në sjelljen e qeverisë italiane mbi këtë situatë dramatike humanitare”.

Siç është bërë e ditur tashmë, anija “Akuarius” me mbi 600 emigrantë në botë, u pranua nga autoritetet spanjolla, pasi dhe Malta refuzoi t’i marrë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re