Prokuroria e Posaçme ka vendosur të thërrasë Floresha Rashën për marrje në pyetje një ditë pasi ajo ka ardhur nga Siria.

Rasha u kthye dje bashkë me tre fëmijët falë një operacioni shpëtimi nga kampi i Al-Holit teksa kishte që në fillim të 2014 aty.

Ajo është e veja e Diamant Rashës, shqiptari që u vra në luftë në Siri.

Nga ana tjetër fëmijët e saj dhe po ashtu edhe Endri Dumanin si dhe të gjithë personat nën 18 vjeç që kanë qenë në kampin Al-Hol, kur kthehen në Shqipëri nuk merren në përgjegjësi penale.

Sa i përket Floresha Rashës, do të hetohet nëse ajo ka qenë e përfshirë për shtatë vite në Al-Hol në akte terrori apo jo.

Në fakt ajo ka plagë në trup, por ia doli që të transportohet në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re