Një rast i rrallë dhe mjaft i veçant ka ndodhur këto ditë në Kosovë.

Mërgimtari nga Amerika, Nazmi Berisha, është kthyer në vendlindje pas
22 viteve dhe për kthimin e tij pas dy dekadash, po thuajse i gjithë
fshati Gurbardh i Malishevës, kanë dal për ta pritur në Aeroportin e
Prishtinës, shkruan Magazina.al

Historia e Nazmiut, është mjaft interesante, pasi në mungesë
dokumentash, ai nuk kishte mundësi të vizitonte vendlindjen për 22 vite,
ndonëse kishte munguar për kaq vite, ai nuk ishte shkëputur asnjëherë
nga vendlidja pasi u kishte ndihmuar me mijëra dollarë bashkëvendasit e
tij nevojtarë, dhe për këtë fshati i tij i kanë përgatitur një pritje
mjaft interesante.

Siç shihet edhe në videot e siguruara nga Magazina.al, përveç pritjes në Aeroport, radhë të gjata për ta  përshendetur atë ishin bërë edhe në fshatin Gurbardh

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re