Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka prezantuar dhe takuar një pedagoge ekonomie që është kthyer në atdhe pas shumë vitesh studimesh në Itali.

Kryemadhi bashkë me Adën, pedagogen nga Durrësi kanë ndarë ide të përbashkëta për gjendjen ekonomike dhe zhvillimine e qytetit bregdetar.

Ajo i uron mirëseardhjen Adës në Shqipëri dhe LSI, teksa shton se vendi ka nevojë për profesionistë të rinj që duan ta bëjnë Shqipërinë një shtëpi për të gjithë.

STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI

Ada është durrsake, pedagoge ekonomie që pas shumë vitesh studimi dhe jete në Itali, ka vendosur të rikthehet këtu në vendin e të parëve.

Kënaqësi që bashkë me Adën ndamë ide të përbashkëta përsa i përket gjendjes aktuale ekonomike dhe zhvillimit të mëtejshëm të Durrësit.

Shqipëria ka nevojë për njerëz si Ada, intelektualë dhe profesionistë të rinj që duan të ndërtojnë jetën në Shqipëri dhe që janë të gatshëm të angazhohen për ta bërë Shqipërinë shtëpi.

Mirëserdhe Ada, në Shqipëri dhe në LSI.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/posts/3280661888713197

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re