Kjo është Lorela Shelegu, një student nga Shkodra që prej tre vitesh studion në Kinë. Në 13 janar të këtij viti, vetëm pak ditë përpara se të shpërthente Koronavirusi, Lorela u nis drejt Europës dhe pas pak kohësh mbërriti në Shkodër.

Pavarësisht se studentja shqiptare ka ikur më përpara se të përhapej Koronavirusi ajo është vizituar tek mjekët në Shkodër dhe nuk ka rezultuar me ndonjë problem.

Lorela është studente në degën e arkitekturës ndërsa ka kryer dy vite deri më tani sepse vitin e parë mësoi gjuhën.

Studentja thotë se për momentin universiteti në qytetin e Tianjin (Janxhin) ka shtyrë procesin mësimor dhe nuk ka një datë se kur duhet të kthehen. Qyteti Janxhin edhe pse është 1600 kilometër larg Wuhan ka disa të infektuar nga Koronavirusi.

“Frika e koronavirusit edhe për shqiptarët e tjerë që jetojnë në Kinë është e madhe”, thotë studentja shkodrane por janë marrë të gjitha masat.

Nëse universiteti e njofton për t’u kthyer në Kinë studentja thotë se nuk do të ngurojë të shkojë. Disa studentë shqiptar që janë në Kinë janë kthyer këto ditë të frikësuar nga përhapja e Koronavirusit, ndërsa edhe të tjerë po përpiqen që të kthehen duke kaluar edhe të gjithë kontrollet në aeroporte.

INTERVISTA

Kur jeni kthyer në Shqipëri?

Jam studente në Kinë, studioj në Janxhin për Arkitekturë. Erdha në 13 janar të këtij viti, pasi kemi dhe pushime të semestrit në shkollë. Në momentin që kam ikur s’kam pasur dijeni për virusin. Është përhapur pak ditë pasi kam ikur unë.

Keni kryer vizitat?

Personalisht i kam kryer vizitat. Pavarësisht se kam ikur pak më herët, rezultat kanë dalë shumë mirë.

Do ktheheni në Kinë?

Presim një përgjigje prej shkollës. Procesi mësimor është shtyrë. Nuk ka asnjë datë fikse se kur do të nisë.

Si është situata atje?

Është larg prej qytetit të Wuhan, por është afër Pekinit. Ka të infektuar. Një numër i vogël në krahasim me Wuhan. Mediat e kanë ekzagjeruar pak më shumë. Shteti është në gatishmëri, i kanë marrë masat. Unë komunikoj me ata. Ka shumë studentë dhe njerëz që punojnë në Kinë dhe shqetësimi është i madh.

Keni folur me shqiptarë të tjerë në Kinë?

Po kemi folur. Kemi grupe komunikim me shqiptarë që jetojnë në Kine. Ambasada Shqiptare ka marrë masa për të komunikuar. Jemi drejtuar dhe tek ambasada. Disa studentë janë kthyer disa janë atje. Të gjithë kanë bërë teste dhe kanë dalë mirë.

Kanë frikë?

Po kanë frikë normalisht. Situata nuk është e mirë. Nuk dalin dot, kanë marrë masa me maska. Ka për të qenë diçka që do të kalojë shpejt.

Nëse do hapet universiteti do shkosh?

Nëse na jepet konfirmimi nga personat përgjegjës, do të shkojë.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=AQzxovKPrHI]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re