Ikja e Arilena Ara, në Amerikë, lidhet edhe me karrierën, por edhe me jetën e saj private.

Këngëtarja që sapo fitoi festivalin e RTSH-së, përgatitjet për këngën
“Shaj”, i bëri në studiot e Los Angelos, SHBA, ku edhe bashkëpunon me
kompozitorin e njohur bullgar, Darko Dimitrov.

Atje ajo ka gjetur edhe dashurinë e saj.

Ai është identifikuar me emrin në Instagram, Popikola, por këngëtarja nuk ka dhënë më tepër detaje mbi identitetin e tij dhe profesionin.

Arilena ka interpretuar me tw në klipin e ri që sapo ka publikuar “I’ll Give You My Heart”.

Ai duket se e shoqëron edhe në këngët e saj, çka besohet se ka lidhje
me studiot e muzikës në Los Angelos, ku Arilena po punon prej një viti.

Ata së bashku kanë kaluar pushimet e verës në SHBA.

Arilena Ara në intervistat e vitit të kaluar tha se shumë shpejt do
të zbulonte se kush ishte djeli misterioz që puthej me të në plazh, por
nuk ka dhënë kurrë detaje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re