Skip to content

U kthyen në Shqipëri nga vendet e prekura, pesë të dyshuar të tjerë testohen për koronavirusin, rezultuan negativë

Pesë persona të tjerë të dyshuar për koronavirusin janë testuar në Shqipëri dhe kanë rezultuar negative.

Në një informacion të përditësuar të para disa minutave, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se Shqipëria është deri sot e paprekur nga koronavirusi i ri edhe pas përfundimit të testimit të pesë rasteve të reja.

NJOFTIMI

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon se ka përfunduar testimi në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik edhe i pesë rasteve të tjera të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.

Deri në këto momente janë testuar 23 raste për koronavirusin e ri.

Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë.