Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus dy persona në Sarandë. Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për dy persona nga fshati Kulluricë i Bashkisë Finiq.

Mësohet se ata kishin pak ditë që kishin ardhur nga Greqia, ku dyshohet se janë infektuar. Ndërkohë, ka nisur hetimi epidemiologjik i rasteve dhe dy personat e infektuar janë karantinuar.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 130 raste pozitive në të gjithë vendin, një tjetër rekord infektimesh ky në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re