Pasi vendi u kualifikua për herë të parë për Kupën e Botës, presidenti i Panamasë ka deklaruar se e mërkura do të jetë një festë kombëtare
Juan Carlos Varela tha në Twitter se zëri i njerëzve është dëgjuar dhe se e mërkura do të jetë një festë kombëtare”.
Ekipi kombëtar mundi Kosta Rika 2-1 në Panama City të martën në mbrëmje.
Presidenti tha se punëtorët publikë dhe privatë mund të merrnin pushim, dhe klasat e shkollës do të anuloheshin gjithashtu.
Në një seri postimesh të ngazëllyera, ai shpërndau një fotografi duke nënshkruar vendimin, duke shtuar “Ju e meritoni”.
Panamezët festuan gjatë natën pas fitores.s.n

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re