Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për drejtuesit e automjeteve. Rama thotë se falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, certifikata e kontrollit të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të makinës kur ndërron pronësia.

Sipas Ramës qytetarëve u kursehen 90 milionë lekë dhe 30 mijë orë pritje në vit.

“Me këtë lajm të mirë e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën.

Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Certifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.

Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit. U kursehen qytetarëve 90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re