Deputeti socialist Fate Velaj ka folur lidhur me përjashtimin nga lista e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai thotë se Rama e ka autorizuar për të bërë bashkë një pjesë të rrugës dhe tani do të kthehet te familja e tij në Vjenë.

Velaj tregoi ndër të tjera se çfarë pati nga kontaktet e tij në Europë e vuri në dispozicion të Shqipërisë dhe se sipas tij ishte i duhuri për Ramën.

“Më ka autorizuar Edi Rama për të bërë një pjesë të gjatë të rrugës. Për të bërë këtë rrugë i duhen njerëz për etapa të caktuara. Nëse ai niset për në Kinë ai nuk mund të marrë njërin këtu deri në Kinë. Ishte një vendim i përbashkët dhe atij i duhej dikush tjetër. Unë deri javën tjetër jam deputet, kam një familje që jeton një Vjenë”, thotë Velaj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re