Adriatik LLalla, aktualisht i shpallur në kërkim kombëtar, krahas kontrollit në banesën e tij mbrëmjen e së mërkurës ku ai nuk u gjet, policia e shtetit në një periudhë kohere prej 7 ditësh, do kontrollojë në zona apo mjedise të tjera ku dyshohet se ai mund të qëndrojë, ndonëse referuar sistemit TIMS, ai ka dale jashte vëndit rreth dy javë më parë.

Burime zyrtare Pranë SPAK, bëjnë me dije se pasi policia të kryejë kërkimet dhe nëse ish kryeprokurori nuk gjendet, atëherë nisin procedurat për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar. Një ditë më parë Adriatik Lalla u dënua me vendim të formes së prerë ngja Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai u shpall fajtor për mosdëklarim dhe fsheje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka dekluar një shumë orej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij jë gjermani. Gjithashtu ndaj ish kryeprokurit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjale për një apartament në Durrës dhe rret 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, ish kryeprokurori nuk duhet te ushtrojë asnjë funskison publik.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re