Një 25-vjeçar i cili ishte larguar nga banesa e tij është gjetur i varur në zonën e Liqenit të Farkës.
Policia e kryeqytetit thotë se i riu ishte larguar nga banesa më 19 janar dhe nuk ishte kthyer më.
Ai është gjetur i pajetë, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit të dhënë me datë 19.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit K. H., 25 vjeç, ju bëjmë me dije se:
Shtetasi K.H, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në zonën e Liqenit të Farkës.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.