Albana Konçi është shqiptarja që jeton prej më shumë se 20 vitesh në SHBA. Ajo ka një rrugëtim të vështirë dhe me shumë sakrifica, ku në fund ia ka dal. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Albana ka treguar gjithçka, nga fillimet si mësuese në Tiranë, puna si recepsioniste në SHBA deri te diplomimi për estetik. Aktualisht, ajo ka sallonin e saj, ku shkojnë shumë artistë, modele dhe aktorë të njohur.

U diplomova për gjuhë ruse dhe angleze në Tiranë, ku gëzoj respekt të madh për mësuesit e pedagogët e mi, që më pas me ta punova në shkollën “Skënder Çaci” dhe në shkollën e gjuhëve të huaja edhe si mësuese. I kujtoj me shumë nostalgji ato vite. Por fati na çoi që bashkë me vajzën time në vitet ’99-2000 të marrë një udhëtim drejt Neë York, ku pa mbështetjen e vëllait tim, Arbi do të ishte e pamundur gjithçka që kam arritur.

Direkt puna ime e parë ka qenë recepsioniste në një sallon. Është një rrugë shumë e gjatë, me shumë sakrifica dhe dedikim. Por e quaj veten dhe me fat, pasi arrita të diplomohesha për estetiste të punoja në një sallonet më të dëgjuara në Amerikë, ku pronarja e sallonit ka një dashuri shumë të madhe për shqiptarët”, u shpreh ndër të tjera Albana.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re