Edhe pse u largua në merkaton e janarit nga Ferencvaroshi te Granada në La Liga, Myrto Uzunin mesa duket nuk e kanë harruar akoma në Hungari. Ky ishte hapi më i madh për të në karrierë, ndërsa në ndeshjet e fundit në La Liga është rritur jo pak niveli, me golin dhe asistin e dhënë në dy takimet e fundit. Por Myrto Uzuni është shpallur golashënuesi më i mirë i Kupës së Hungarisë. Pavarësisht kalimit në Spanjë prej disa muajsh, askush nuk e arriti kuotën e 8 golave të shënuara nga lojtari shqiptar. Në fund ishte Ferencvaros që u shpall kampione e Kupës pasi mundi me shifrat 3-0 Paks dhe një meritë për këtë ka padyshim edhe Uzuni me golat e tij. Në ndeshjen e fundit në kampionat, Granada fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Atletic Bilbaos duke marrë një 3 pikësh të artë për mbijetesë. Asistin për golin e vetëm e dha pikërisht Uzuni. Në momentin që lojtarët e Granadës ishin duke bërë xhiron e zakonshme rreth fushës për të falenderuar tifozët e tyre, sulmuesi shqiptar shkon ti japë fanellën një prej fëmijëve që gjendej në tribunë.Një gjest i tillë është pritur me ovacione nga personat që gjendeshin në stadium, të cilët nisën të duartrokisnin Myrto Uzunin, që me gjestin e tij i zbukuroi mbrëmjen tifozit të vogël.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re