Skip to content

U largua për të shmangur takimin me Biden, çfarë letre i ka lënë Trump në Shtëpinë e Bardhë Presidentit

Presidenti Donald Trump edhe pse ka u largua më herët për të shmangur takimin me presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden, nuk ka ikur pa i lënë një letër këtij të fundit.

Lajmi bëhet i ditur nga CNN, referuar një personi nga brenda Shtëpisë së Bardhë, ndërsa përmbajtja e shënimit nuk dihet ende.

Lënia e një letre pasardhësit është një traditë në Ditën e Inaugurimit. Presidenti që largohet i lë një letër pasardhësit duke i uruar suksese, por duke dhënë edhe këshilla. Kjo zakonisht lihet në tavolinën e Vendimit, që kur president i ri të hyjë në Zyrën Ovale të mund ta lexojë.

Sakaq, bëhet me dije se  dhe zonja e parë Melania Trump i ka lënë një letër Jill Biden. Mediat e huaja shkruajnë se Melania i ka uruar mirëseardhje dhe suksese Jill Biden.

 

/faxweb