Shemsi Prençi ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme si këshilltar për Çështjen e Emergjencave Civile i presidentit Ilir Meta.

Premcci ka deklaruar se është larguar nga ky post për t’iu bashkuar opozitës për zgjedhjet e ardhshme. Konkretisht, ai do të kandidojë për deputet nën logon e LSI-së për qarkun e Durrësit.

Postimi i plotë:

Përshëndetje miq të dashur !

Në shoqeritë e hapura demokratike, çdo veprim apo lëvizje në poste shtetërore pa dashje kthehet në lajm e ku lajmin e interpretojnë  në forma të ndryshme njerëz të ndryshem, pa llogaritur pastaj “kazan” e llafazan fanatik pro qeverisë që tërbohen për të gjithë ata që janë kundër.

Për miqtë e mi të dashur dua të ndaj sinqerisht arsyet e dorëheqjes. Bazuar në propozimet dhe ofertat e Opozites Bashkuar edhe pse kam patur propozime për kandidim  në zgjedhjet e dates 25 Prillit 2021, nga disa Degë të Partisë Demokratike si në Dibër, Bulqizë, Kamëz, Sukth etj, si dhe nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, kam pranuar dhe vendosur kandidimin tim si kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun Durrës.

Pra ju informoj se kam paraqitur kërkesën për dorëheqje pranë Presidentit të Republikës në zbatim  të ligjit  për zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë sepse gjithmonë kam qenë nëpunës korrekt me zbatimin e ligjit. Së shpejti me mbylljen e procedurave të rregjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do ju informoj për “targen” dhe numrin ose emrin si te vendoset në KQZ dhe do të kërkoj ndihmen Tuaj për mbështetje në qarkun e Durrësit.

Garantoj miqtë dhe votuesit se do të kërkoj vota popullore të ndershme tek të gjithë ata që nuk janë ndjerë të perfaqësuar nga deputet të emëruar nga Partitë në 30 vite. Do të kërkoj vota të ndershme  tek të gjithë komunitetet që banojnë në qakun Durrës majtas e djathtas për një përmbysje të madhe me 25 Prill të pushtetit të Rilindjes dhe  oligarkëve  që për 8 vite grabiten Shqipërinë ashtu si dhe ndodhi në Kosovë.

Do kërkoj votat e Dibranëve në gjithë qarkun e Durrësit e që nuk janë pak por plot 47.000 vota me bindjen se: I kam bërë krenar kudo që kam punuar si njeri që ka zbatuar me fanatizem vetëm ligjin dhe për ligjin kam qenë i vetmi Oficer i Lartë i Policisë Shtetit që kam kundershtuar Ministra dhe Kryeministra majtas e djathtas.

Shpresoj në mbështetjen Tuaj miq e bashkëqytetar të nderuar.

Faleminderit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re