Forcat “shqiponja” janë vënë në kërkim të dy autorëve të plagosjes së shtetasit Johan Muçllari në Pogradec.

Muçllari u plagos me plumb në këmbë dhe aktualisht po trajtohet në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur drejtori i policisë së qarkut, Gjovalin Loka i cili po merret me zbardhjen e ngjarjes që zanafillën e ka në një atentat të ndodhur dy vite më parë.

Sipas burimeve të Fax Neës në vendngjarje deri më tani është gjetur vetëm një gëzhojë ndërsa bëhet me dije se autorët janë larguar me një automjet tip “golf 5” ngjyrë blu.

Në njoftimin zyrtar të policisë, ngjarja u regjistrua si konflikt i çastit por pas investigimit të bërë, rezultoi se kjo plagosje lidhej me atentatin e bërë në 2020, sulmin me armëndaj hotelit që ishte në pronësi të shtetasit Jetmir Muçllari, babai i 22 vjeçarit Johan Muçllari që mbeti i plagosur ditën e sotme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re