Enkel Demi ka bërë një postim ku kritikohet pjesa e komunitetit çam që është larguar nga partia e Shpëtim Idrizit.

Ndër të tjera nënvizohet se:

“Mua më vjen turp për ju!

Mua më vjen turp për ju, sepse asnjë ditë nuk e deshët Çamërinë, për atë që e duan çamët!

Mua më vjen turp për ju, sepse ikët, kur interesi iku nga Çamëria!

Mua më vjen turp për ju, sepse paskeni qenë të destinuar për të qenë “fund” dhe kishit zënë vendin e gabuar tek ne.

Mua më vjen turp për ju, sepse Çamërinë e përdorët për valle, dolli, piktura e naftë, por harruat që Çamëria është amanet, jo amaretë që hahet e shuhet me poste e ofiqe.

Mua më vjen turp për ju, sepse zgjodhët të strehoheni tek ata që Çamërinë e harruan me qëllim nga programi, nga historia dhe nga vetëdija juaj pragmatiste.

Mua më vjen turp për ju, sepse sot jeni përballë nesh, jo për Çamërinë, por për karriken tuaj.

Sërish mua, do të më vijë turp për ju, kur Çamëria për interes, do t’ju kthehet në “interes” për Çamërinë”, shkruhet në postim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re