Një ditë e trishtë kjo e dielë. Një 19 vjeçare ka mbyllur sytë si pasojë e plagëve të rënda që mori në trup nga shpërthimi i një bombule gazi në Velipojë.
Fjala është për një prej fëmijëve të 40 vjeçares Alketa Gjoka. Ajo së bashku me tre fëmijët, dy vajzat 19 e 15 vjeç dhe djalin 12 vjeçar, pësuan djegie të rënda në thuajse të gjithë trupin.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 korrik gjatë orëve të mëngjesit. Nëna e fëmijëve tentoi të ndezë një prej bombulave për të bërë kafenë, pa e ditur se bombula kishte pësuar rrjedhje të gazit.
Të katërt familjarët u transportuan në spitalin rajonal të Shkodrës, e më tutje në repartin e djegie plastikës në Tiranë, për shkak të djegieve të mëdha që kishin marrë në trup.
