Leo Roci, i cili rezulton i zhdukur prej datës 21 Maj, mësohet se kishte pak ditë që ishte liruar nga qelia pasi kishte përfituar nga Aministia Penale. 34-vjeçari raportohet se ishte nisur drejt Britanisë tek gruaja dhe fëmija i tij.

Familjarët e tij kanë ngritur dyshime se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga persona me të cilët i riu ka qenë në burg. Gjithashtu frikësohen se edhe bashkëshortes dhe fëmijës së Leo Rocit mund t’iu ndodhë diçka e keqe.

Momenti i fundit kur 34-vjeçari nga Dibra ka folur me familjarët e tij ka qenë në kufirin serbo-kroat.

Në denoncimin e bërë publik nga daja i të riut, Astrit Doda, ai është shprehur se ka kontaktuar me nipin në datën 21 maj në orën 02:30 pas mesnate dhe Leo Roci i ka thënë se ndodhej në doganë në kufirin Serbi- Kroaci, me qëllim që të shkonte në Angi për të punuar.

Pas kësaj ore kjo orë telefoni ka qenë i hapur, zilja binte dhe SMS-të shkonin, por nuk përgjigjej njeri.

Në datën 27 maj thirrjeve telefonike u është përgjigjur një grua që fliste serbisht. Më pas telefonin e mori një burrë që tha gjithashtu në serbisht se punonte në doganë si agjent doganor dhe se telefonin e ka gjetur në rrugë.

Familjarët e kanë gjurmuar telefonin me GPS dhe ka rezultuar se gjatë ditës se mbajtësi i celularit të 34-vjeçarit ka lëvizur.

Roci është larguar nga banesa për të shkuar drejt Britanisë me datë 19 maj dhe ka udhëtuar drejt Kosovës me autobusin e linjës Durrës-Prishtinë. Pasi ka arritur në Prishtinë nuk ka patur biletë për më tej dhe ka fjetur në një hotel në kryeqytetin e Kosovës.

Të nesërmen më 20 maj është nisur me një taxi për në Serbi nga dogana Merdare. Pasi ka kaluar doganën me taxi, taxia e ka çuar në autobusin që nisej për në Beograd.

Prej andej me një taxi tjetër ka shkuar në piken kufitare Serbi-Kroaci, ku ka kontaktuar për herë të fundit me familjarët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re