Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha që i hapi dyert e qelisë, Genc Tafilit. Kështu, prokuroria tani kërkon arrestimin e tij.

Në vitin 2017, Gjykata e Krujës liroi me kusht Genc Tafilin, i dënuar me 25 vite burg, si i dyshuar në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit.

Vendimi për lirimin e tij u dha nga gjykatësja e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila sot ndodhet pas hekurave. Ndërkohë që Tafili mësohet se kishte kryer 17 vite burg.

Kujtojmë që Genc Tafili është vëllai i Admir Tafilit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Arben Zylyftarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re