Pa pritur dhe pa kuptuar Capital T postoi një foto në prehrin e një vajze dhe rrjeti shpërtheu. Sigurisht ai e fshehu portretin e saj, teksa krah fotos shkroi: “Më pëlqen mënyra si jetoj!”, duke u vendosur edhe një herë në qendër të polemikave.
Fansat kanë vërshuar në komente, disa duke aluduar rreth vajzës misterioz, e të tjerë nuk i kanë kursyer kritikat. Por, nga ana tjetër as reperi i mirënjohuar nuk ka përtuar tu përgjigjet. Kështu, disa fanse shkruajnë se janë lodhur nga ‘lojërat’ e tij, të cilat i cilësojnë si mënyra për të tërhequr vëmendje.
Padyshim Capo i ka mohuar këto, duke u shprehur se thjesht ka postuar një foto. “Vetëm për vëmendje i bën këto foto? U lodhëm duke parë ‘fake’ kudo. S’duhet tek ti!”– shkruan një komentuese, të cilës autori i hitit ‘Akull’ i është përgjigjur: “Ç’ka ka ‘fake’ këtu?”
Teksa komentuesja tjetër shkruan: “U lodhëm nga dramat e tua me gocat! Mos u bëni budallenj!”. Ndërsa përgjigja për të ishte: “A mundem unë thjesht të postoj një foto? Shiko mirë se kush po bën drama.”
Pas këtij komenti ju do mendoni se Capital T sapo pohoi faktin se ndodhet në një lidhje sepse kërkon të postoj foto, ku nuk ka asgjë të keqe, përveç fshehjes së indentitetit. Por, jo.
Nuk e ka fjalën për këtë. Kur një komentues e pyet që të tregojë se me kë është në lidhje, artisti nga Kosova shkruan: “Kush tha se jam në lidhje?” Nuk dimë se kush ndodhet në foton në fjalë, por kjo nuk është hera e parë që Capital T bën të tilla postime, ndaj fansat thonë se janë të lodhur.
/faxweb
