Dëshira jonë, njëlloj si e shumë shqiptarëve që e kanë përjetuar këtë histori, ishte të sillnim buzëqeshjen në fytyrat e Denisës e Eduartit, dy fëmijëve jetimë të familjes Hysa.

Fatma dhe Meri i dërguan fëmijët dhe Mirianën, nënën e tyre, për të blerë disa veshje të reja. Denisa e Eduarti prej kohësh nuk kishin blerë më rroba të reja, një “ëndërr” që për mundësitë financiare të Mirianës… do të mbetej një ëndërr.

Fëmijët blenë disa veshje e lodra dhe më në fund pamë që buzëqeshja u rikthye në portretet e tyre.

“U lumturova shumë, nuk kisha blerë ndonjëherë rroba të reja. Më pëlqyen shumë rrobat dhe u lumturova shumë”-tregoi Denisa.

“Jam e lumtur që pashë sot fëmijët e mi duke buzëqeshur, kisha kohë pa i parë… sepse nuk arrija dot t’i lumturoja”-tha nëna e dy jetimëve, e cila punon shumicën e kohës dhe nuk ia del dot as t’i shohë ato.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re