Kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka humbur bashkinë e Kuçovës. Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Lefter Maliqi është shprehur se procesi u manipulua nga oligarkët.
“Çuçi, oligarku Salillari sollën lekë me thasë. Banda, kriminelë çfarë nuk bënë. Kam fituar moralisht, Zoti është i madh. I blenë votat të gjithë me radhë, oligarkët, në orën 12:00 fiknin dritat. Unë banorëve të Kuçovës u jam mirënjohës, sepse hera e parë që thyej këtë bastion të majtë. Kam besim që nuk largohem nga beteja, derisa të të largoj të korruptuarit dhe të këpus falangat e krimit”, tha ai.
Pas daljes së tij nga qendra e votimit, socialistët kanë nisur festën.
