Irvana Medinaj, 28-vjeçarja që u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj Demokrat Medinaj do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Familja e 28-vjeçares ka hapur dyert e mortit. E reja la dy fëmijë jetimë, ndërkohë ishte gjashtë javëshe shtatzënë.

Familjarët janë të shokuar nga kjo që ka ndodhur.

Një i afërm shprehet për mediat se çifti shkonin mirë dhe nuk kishin probleme.

“Lajmin e kemi marrë në mënyra private edhe nga televizioni. Këto gjëra do të shikohen më mbrapa.

Kalonin shumë mirë”, shprehet ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në lagjen Sheq i Madh në Fier.

Autori pasi qëlloi gruan me thikë dhe e la të vdekur në vend arriti që të arratisej pa shkuar policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re