Dalin në dritë të tjera detaje në lidhje me arrestimin në Francë ditën e hënë të Behar Bajrit.

 

Mesohet se ai u kap dy javë pasi u mbajt në vëzhgim nga pala shqiptare e cila më pas ka lajmëruar autoritetet franceze.

 

43 vjeçari u arrestua teksa ndodhej i vetëm në një lokal në Paris.

 

Në momentin e ndërhyrjes, mësohet se nuk ka bërë rezistencë ndaj oficerëve të policisë, ndërsa nuk iu gjet as ndonjë send i jashtëligjshëm me vete ose armë.

 

Behar Bajri u arrestua per llogari te drejtesise shqiptare, pasi eshte i akuzuar ne kuader te dosjes “Metamorfoza”, ku u arrestua biznesmene, ish-prokurore dhe nje zyrtar i larte i forcave operacionale.

 

Ata akuzohen per veprimtari kriminale, kryesisht ne fushen e krimeve ndaj jetes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re