Një 32-vjeçar u arrestua nga policia e Durërsit pasi dyshoeht se mori peng dhe abuzoi seksualisht me një 30-vjeçare.

 

Marjus Musaku u prangos pas një kallëzimi të bërë nga ana e të resë Ersida Dyrmishit dhe bashkëshortit të saj. Sipas denoncimit, i akuzuari e kishte marrë peng me forcë nënën e dy fëmijëve, dhe e kishte çuar në një banesë në qytetin bregdetar ku e kishte mbajtur për disa ditë.

 

Gjatë kësaj kohe, ai përmes kërcnimit me thikë e kishte detyruar që të bashkëjetonte më të ose në të kundërt do t’i vriste të afërmit. Po përmes forcës dhe kansojes ,32-vjeçari Marjus Musaku kreu dhe marrëdhënie seksuale me me të.

 

Burime nga policia thanë se ishte vetë Ersida ajo që mbrëmjen e të hënës, pasi konstatoi që pengmarrësi doli nga banesa, njoftoi në telefon bashkëshortin e saj dhe e vuri në dijeni për ngjarjen. Menëjherë ai shkoi e mori dhe e referoi rastin më pas në komisarait. Agjentët u vendosën menjëherë në lëvizje dhe prangosën 32-vjeçarin Marjus Musaku.

 

Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

 

Eriseda Dyrmishi, ishte shpallur e humbur në datë 25 korrik. Ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.Ndërkohë autori, Marjus Masku nga Lushnja, ka qenë i dënuar më parë po për pengmarrje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re