Protestat e naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit vijojnë të përshkallëzohen çdo ditë.

Një natë më parë 9 naftëtarë janë shoqëruar në komisariatin e Fierit dhe tashmë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për 3 vepra penale.

Ata kanë qëndruar mbi 4 orë në ambientet e komisariatit të policisë Fier dhe sot kjo situate i ka gjetur sërish në rrugë, në protestë e me indinjuar se kurrë. Ditën e sotme naftëtarët janë përballur me forca të shumta të policisë dhe FNSH duke i lënë tek 200 metra larg portës së uzinës. Edhe pse u proceduan ata vijojnë të jenë të bashkuar po në protestë deri në marrjen e pagave të fituara me gjyq.

Mbi këtë situatë ditën e sotme ka realizuar një shkrim një djalë naftëtari. E parë gjithë kjo situate në sytë e një fëmije, ja si shprehet ai:

“Si një fëmijë naftëtari, që dëshiron të jetojë, arsimohet dhe punojë në Shqipëri përveç se qenka e pamundur por më duket sikur të drejtat e të gjithëve po shkelen në mënyrë flagrante.

Sot policia dha këtë njoftim duke proceduar penalisht naftëtarët, ata njerëz të vuajtur, punëtorë dhe që po u mohoen të drejtat Kushtetuese. Vetëm për një veprim, me të cilin donin të kërkonin të drejtat e tyre, sot do t’ju kushtojë gjatë, përballjen me drejtësinë e njëanshme shqiptare. Uzina do të demontohet dhe kjo po bëhet fakt dita-ditës. Naftëtarëve po u mohohet e drejta që ta “garanton” neni 22 pika 1 dhe 47 i Kushtetutës.

Ata kanë fituar një gjyq për disa rroga që nuk i morën dot kurrë por problemi mbetet pse nuk u ekzekutua ky vendim Gjykate.
Sot nëse ti proteston, nëse ngre zërin dhe nëse kërkon të drejtat e tua përfundon në Burg. A po minohet demokracia?! Sot unë mbështes fuqishëm naftëtarët në çdo veprim që bëjnë sepse nuk kërkojnë gjë tjetër, veç lekët e fituara në rrugë ligjore dhe punë ndërsa me bindje them se presioni për t’u larguar nga protestat me anë të policisë nuk do të funksionojë”, shkruan fëmija.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re