Testi i poligrafit, ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, pasi Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka depozituar padi duke e cilësuar antikushtetues si dhe shkel privatësinë dhe të drejtat e njeriut.

Testi i poligrafit është përdorur në Shqipëri për përzgjedhjen e drejtuesit të Byrosë kombëtare të hetimit, agjenteve që vijojnë garën dhe vetingun në polici.

Njoftimi i dhënë nga Kushtetuesja për shtyrjen e seancës

Gjykata Kushtetuese njofton se seanca plenare e caktuar në datën  23.03.2021, ora 10:00, për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me objekt: “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 34, pika 2, shkronja “gj”; nenit 38, pika 2, shkronja “e” të ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”; 

dhe nenit 38, pika 2, të ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, është shtyrë në një datë tjetër. Në lidhje për datën dhe orën e seancës plenare, do të ndiqen rregullat përkatëse të njoftimit të palëve dhe të publikimit të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko